Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja Vjosa Osmani

Në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që do të mbahet më 28-29 Shkurt në Tiranë Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Këshilltari për media e presidentes, Bekim Kupina ka thënë se ajo do të qëndroj në Tiranë më 28 Shkurt.

“Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin Evropë-Juglindore Ukrainë i cili do të mbahet në Tiranë më 28 Shkurt.” 

Ndërsa kryeministri Albin Kurti këtë javë ndodhet në Mbreterinë e Bashkuar.

Tirana do të mirëpresë për herë të parë një Samit dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dy vjetori i nisjes së agresionit rus atje në datat 28-29 Shkurt kur do të mbahet Samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor.

Klan News