Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për mediat pas takimit me të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në një deklaratë, Kurti tha se ai nuk është kundër dialogut me Serbinë, por qytetarët e kanë votuar për punë dhe për drejtësi.

Më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi. Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, tha kreu i LVV.

Kreu i LVV ka lënë të kuptohet se prioritetet e qeverisë së tij nuk mund të ndryshojnë.

Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, shtoi Kurti pas takimit me Lajçakun.

I dërguari i BE për dialogun do të zhvillojë takime me liderët e tjerë shtetëror./tvklan.al