Opozita: Kryeministri u soll si frikacak

Tensionet më fundit në veri të Kosovës të shkaktuar nga vendimi për reciprocitetin dhe barrikadat e serbeve ne veri te vendit kanë shkaktuar debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti deklaroi ne seancë se nuk do të tërhiqet nga reciprociteti dhe se ai do të zbatohet nga 1 Shtatori.

Opozita e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti si një frikacak përballë Beogradit, duke e lidhur  me vendimin për tërheqje nga reciprociteti.

Ndërsa nuk mungoi kundërpërgjigjia e Kurtit.

“Kur Kosova rrezikohet me ndarje, me falje të 8 mijë e 200 hektarëve tokë e me ‘zajednica’, normalisht që jam radikal, por sot nuk është kjo situatë dhe s’ka nevojë. Radikalizmi ka qenë nevojë e situatës – jo tipari im.”

Qeveria e Kosovës u tërhoq nga vendimi për reciprocitetin pas bllokimit të dy pikave kufitare Jarine dhe Bernjak nga serbët e veriut. Për shtensionimin e situatës ndërhyri faktori ndërkombëtar që bindi qeverinë Kurti për ta shtyrë me një muaj.

Ndërsa më 18 Gusht pritet një takim me ndërmjetësimin e Brukselit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Tv Klan