Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të 3 efektivëve të policisë kufitare së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri Kurti thotë se rrëmbimi i policëve në Kosovë nga forcat serbe, është akt agresioni ndërkombëtar.

Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që t’i dënojë këto akte.

Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të dënojë këtë akt“, shkruan Kurti.