Kurti: Qeveri me LDK ose sërish në zgjedhje

Kurti: Qeveri me LDK ose sërish në zgjedhje

23:20 08/10/2019

Mustafa: Nisim së shpejti bisedimet me “Vetëvendosje”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, i shpallur fitues i zgjedhjeve të së dielës në Kosovë thotë se i vetmi variant për të krijuar qeverinë e re është me LDK-në e Isa Mustafës. Në një intervistë për “Koha Tv “ai thotë se çdo variant tjetër që i merr mandatin Vetëvendosjes është dhunë.

“Ose po merremi vesh, ose le të shkojmë prapë në zgjedhje. Ç’ka të bëjmë, ose le të bëhet koalicioni LDK – VV, ose të shkojmë në zgjedhje. Ajo do të ishte dhunë me vullnetin e qytetarëve nëse dikush provon ta çojë LDK-në me dikë tjetër, ose t’ia marrë LDK-së naj copë e t’i çojë diku tjetër. Ato ide janë të dhunshme, kështu që nuk janë reale.”

Por kampin e LDK-së nuk duken shumë entuziastë për koalicionin me Vetëvendosjen. Në një postim në Facebook, kryetari Isa Mustafa thotë se së do të pritet numërimi i të gjitha votave dhe se më pas do të nisin bisedimet pa dhënë një afat konkret për ftesën e Kurtit. Këtë hezitim të LDK-së Kurti e shpjegon kështu.

“Nuk është e thënë që mund t’i di të gjitha shkaqet e hezitimit, por përshtypja ime është që janë dy faktorë kryesorë. Faktori i parë: Të mos duken në një mënyrë shumë eksplicite si humbës, të mos duken të dorëzuar, edhe pse unë nuk e përjetoj fare ashtu, sepse qytetarët njëmend ia kanë dhënë VV mbështetjen më të madhe, por në përgjithësi kanë votuar për opozitën.”

Më herët, kryeministri në largim Ramush Haradinaj tha se nuk do të hyjë në një qeveri më Albin Kurtin, madje e ka quajtur atë mashtrues.

Gjatë ditës Kurti dhe Mustafa pritën në zyrat e tyre ambasadorin amerikan në Prishtinë Philipe Kosnet ku u diskutua për zhvillimet më të fundit.

Të martën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa hodhi poshtë ankesat e tri partive politike, LDK-së, PDK-së dhe koalicionit Nisma, AKR, PD, të cilat kërkonin rinumërim të votave me pretendimin se kishte një gabim teknik në formularë të rezultateve të subjekteve politike. Procesi zgjedhor u konsiderua transparent nga misioni vëzhgues i BE-së, i cili pati kritika për garën e zhvilluar në komunat serbe të veriut.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT