Në fokus, zbatimi i marrëveshjes së Ohrit
Kur është intensifikuar dialogu Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë ku është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Sipas njoftimit për mediat, Kurti e Bislimi kanë njoftuar ambasadorët edhe për takimin e 4 Prillit në Bruksel dhe kërkuan ashtu që procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranimi i aplikimit në BE të procedohen sa më shpejtë.
Gjatë së premtes, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Sipas Vuçiçit “pakënaqësia dhe zemërimi i serbëve ka arritur kulmin për shkak të shkeljes së marrëveshjeve për targat dhe marrëveshjet e tjera”.
“Kam frikë se disa njerëz nuk e kanë kuptuar se çfarë po ndodh në Kosovë. Thelbi është formimi i Asociacionit dhe ndërprerja e rrezikimit të sigurisë së popullatës serbe.”
Ndonëse është arritur marrëveshja e Ohrit, Kosova dhe Serbia vazhdojnë sulmet verbale ndaj njëra tjetër se nuk po i zbatojnë ato.
Ndërsa Serbia po insiston në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe përmes Lisyës Serbe në Kosovë kanë bërë që shumica e partive politike serbe të refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri që pritet të mbahen më 23 Prill.
Tv Klan