“Po diskutojmë me Brukselin për këtë çështje”

Ndonëse kishte paralajmëruar se do të vendos reciprocitet ndaj Serbisë kryeministri Albin Kurti ende nuk e ka ndërmarrë një veprim të tillë. Pikërisht për këtë çështje ai është pyetur nga deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës. Kurti ka thënë se janë duke u përgatitur për një gjë të tillë.

Për këtë çështje, Kurti ka thënë se është duke u diskutuar edhe në Bruksel. Ishte Ramush Haradinaj që sa ka qenë kryeministër i kishte vënë taksë 100% produkteve serbe për t’u hequr kjo taksë gjatë koalicionit qeverisës LVV-LDK e që ishin paralajmëruar masa reciprociteti, për çka edhe kishte pasur përplasje ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës meqë LDK nuk dëshironte që ti acaronte raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Se do të vendos masa reciprociteti ndaj Serbisë, Kurti kishte premtuar edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Tv Klan