Kurti: Situata në veri mund të ishte një konflikt i armatosur

Kurti: Situata në veri mund të ishte një konflikt i armatosur

13:01 09/08/2022

Kryeministri i Kosovës: Kemi dyshime për agjentë të infiltruar rusë

Kosova rrezikoi përfshirjen në një konflikt të armatosur me Serbinë. Kështu u shpreh kryeministri, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, pas ngjarjeve të ndodhura në veri të vendit për çështjen e reciprocitetit.

“Rrezik ka pasur për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd. Mbledhjet në Beograd dhe në Rashkë janë vendet dhe ngjarjet ku është planifkuar ai tensionim i situatës në Kosovë”.

Kurti ka thënë se nuk do të diskutojë lidhur me vendimet për targat dhe dokumentet hyrëse në takimin që do ta ketë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, më 18 Gusht në Bruksel.

“Duhet ta synojmë dialogun për marrëveshje, jo dialogun për dialog. Kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme dhe përceç kësaj një marrvëeshje që e bën normalizimin e plotë duke pasur në qendër njohjen reciproke”.

Pas rastit të gazetares ruse, Kurti thotë se ka dyshime se agjentë të tjerë rusë janë infiltruar në Kosovë, pasi sipas tij, Kremlini do ta përdorë Serbinë si platformë për ta destabilizuar Ballkanin.

“Kremlini nuk ka nevojë të sjellë agjentë rusë në Serbi shumë, ndonëse edhe këtë e bën,  meqenëse ka jo pak serbë vullnetarë që e kryejnë këtë punë”.

Kurti ka folur edhe për cështje të tjera, si kriza e energjisë elektrike, duke paralajmëruar një dimër të vështirë për Kosovarët.

“Mund të themi që situata do të vështirësohet në stinën e dimrit, mirëpo në çfarë përmase do të jetë kjo, varet edhe prej rrethanave europiane e globale”. 

Sa i përket marrëveshjes për asociacionin për komunat me shumicë serbe, ai ka thënë se organizimet që bashkojnë komunat me veçanti gjeografike apo ekonomike janë të nevojshme, por jo ato në bazë të etnisë.

Klan News





Të ngjashme