Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në një postim në mediat sociale, Kurti shkruan se i ka thënë Stoltenberg se prania e NATO-s në Kosovës, është një domosdoshmëri për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Unë theksova se prania e saj, NATO-s, në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe sigurimin e sigurisë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, shkruan Kurti.

 Nga ana tjetër sekretari i NATO-s po përmes një njoftimi në mediat sociale bën me dije se Kurtit i komunikuar mbështetjen e aleancës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. .

Mirëprita Albin Kurtin, për të diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e NATO-s dhe KFOR-it, për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. NATO mbështet përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, shkruan Stoltenberg./tvklan.al