Kurti takohet me Thaçin: Zgjedhjet e reja, e vetmja rrugë

Kurti takohet me Thaçin: Zgjedhjet e reja, e vetmja rrugë

10:42 01/04/2020

Lideri i LVV-së Albin Kurti, njëherësh Kryeministër në detyrë i Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Thaçi duke u takuar kështu për t’u konsultuar për gjetjen e zgjidhjes pas votimit në Kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Thaçi ka hasur në qëndrimin e prerë të Kurtit, se mund të bisedohet vetëm për një opsion, caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Pas takimit ai tha se për çështje të tjera do të komunikojë me Presidentin vetëm me shkrim.

Sipas Kurtit, pas situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit, zgjedhjet mund të shtyhen për pak ditë.

Por ndryshe vlerëson lideri i LDK-së Isa Mustafa. Ai konsideron se ka hapësirë ligjore për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse pa shkuar në zgjedhje.

Për kreun e PDK-së, Kadri Veseli është hipokrizi në këtë kohë që të kërkohet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Presidenti Hashim Thaçi tha se pas të gjitha takimeve me të gjithë liderët e partive parlamentare do të ndërmarrë veprimet në përputhje me vullnetin e tyre, Kushtetutën si dhe praktikat e mëhershme.

Presidenti Thaçi do të vazhdojë edhe nesër takimet konsultative me liderë të tjerë të partive parlamentare.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo