Kurti takon ambasadorin e Turqisë, temë diskutimi ambasada në Izrael

Albin Kurti


Kurti takon ambasadorin e Turqisë, temë diskutimi ambasada në Izrael

17:17 01/03/2021

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Çağri Saka.

Në një njoftim për mediat nga LVV, bëhet me dije se Kurti informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe ka thënë se raportet me Turqinë do të fokusohen në shtimin e marrëdhënieve bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti mësohet të ketë thënë se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje.

Po ashtu Kurti dhe ambasadori turk janë shprehur se sapo të formohen institucionet e reja të legjislaturës së tetë do të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve./tvklan.al







Të ngjashme