Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Albin Kurti është takuar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës.

Në takim u bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, njofton kryeministria.

Krerët e partive opozitare Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë./tvklan.al