Kurti: Do të rishikoj marrëveshjet me Shqipërinë

Kurti: Do të rishikoj marrëveshjet me Shqipërinë

13:07 10/10/2019

“Dialog me Serbinë, por jo lëshim territoresh”

Pas marrjes zyrtarisht të detyrës si Kryeministër, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  thotë se do të rishikojë marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Kurti pranon se marrëdhëniet personale me Kryeministrin Rama nuk janë të mira aktualisht, por shprehet i gatshëm për t’i përmirësuar ato.

Përsa u përket marrëdhenieve me Serbinë, ai thotë se do ta rinisë dialogun dhe se këtë proces do ta udhëheqë vetë, duke e lënë jashtë Presidentin Hashim Thaçi.

Prerazi mohon çdo shkëmbim territori me Serbinë. Taksën 100 % për produktet serbe thotë se do ta zëvendësojë me parimin e reciprocitetit me Beogradin.

Të pavend e sheh edhe deklaratën e bërë nga Komisioneri i ri për Politikën e Jashtme në BE, Jozef Borrell, se Kosova nuk mund të jetë shtet pa u njohur nga vende si Rusia, Kina e India.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT