Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë ka reaguar për situatën në veri të vendit, pas vendimit të qeverisë për reciprocitetin me targat e makinave.

Në fjalën e tij Kurti është shprehur se i vetmi person që dëshiron incidente është presidenti i Serbisë është Aleksandër Vuçiç. Ai ka bërë thirrje që dy vendet të heqin targat e përkohshme dhe të vijojë sërish lëvizja e lirë në kufi.

Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe agravim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog.

Edhe oferta jone publike është tejet praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e dhe Kosova. Besoj që nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet siç po bëjnë aktualisht. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen bisedimet dhe ne jemi të gatshëm e të hapur për të biseduar”, u shpreh Kurti.

Më herët lidhur me situatën në kufi ka reaguar dhe komisioni për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ka kërkuar që gjithçka të zgjidhej me dialog./tvklan.al