Masa shtesë për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje të mos shkaktohet krizë e re politike. Kurti shkarkoi ditë më parë një ministër duke vënë në rrezik koalicionin qeveritar dhe si kundërpërgjigje nga partneri i koalicionit pati procedimin në Kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Megjithatë Kurti thotë se krizës me pandeminë të mos i shtohet edhe kriza politike.

Ndërsa sa i përket pandemisë me koronavirusin, qeveria ka ndërmarrë masa shtesë për parandalimin e përhapjes. Derisa policia e Kosovës gjatë gjithë sot ka qëndruar nëpër rrugët e Prishtinës duke kërkuar nga qytetarët që të mbajnë distancën, si dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Tv Klan