Shmang çështjen e hapjes së ambasadës në Jeruzalem

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në fundjavë u gjend mes dy zjarresh. I erdhën dy letra për t’ia uruar fitoren e zgjedhjeve, njëra nga Jerusalemi e tjetra nga Turqia. Në letrën e dërguar, Izraelit Benjamin Netanyahu e ftoi Kurtin që si kryeministër të vizitojë Izraelin ndërsa të marrë pjesë edhe në hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Derisa presidenti turk Recep Taip Erdogan kërkoi nga Kurti që të shmang një vendim të tillë që sipas tij mund t’i shkaktojë dëm të madh Kosovës. Kurtit iu deshën rreth disa ditë që t’u kthej përgjigje krerëve të këtyre dy shteteve. Në letrën që ia ka dërguar Netanyahut, Kurti ka shkruar se vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve e sheh si mundësi për të forcuar bashkëpunimin kulturor, ekonomik e politik.

Duke shmangur çështjen e ambasadës ai ka konfirmuar se me kënaqësi do të vizitoj Izraelin si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

“Teksa shtetet tona po vendosin marrëdhënie diplomatike synoj të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Faleminderit për ftesën që të vizitoj shtetin tuaj mik, të cilën gjë do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dyja palët”.

Në letrën dërguar presidentit turk gjithashtu ka shmangur çështjen e hapjes së ambasadës në Izrael, por vetëm ka përmendur thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi.

“Kur qeveria jonë të formohet synoj të zgjerojmë dhe thellojmë raportet tona përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur dhe të sinqertë”.

Çështja e shqyrtimit të vendosjes ose jo të ambasadës së Kosovës në Jeruzalem ishte përmendur në një debat televiziv fillimisht gjatë fushatës nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani, më pas edhe nga nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca. 

Tv Klan