Kryeministri i Kosovës do të takohet me krerët e shtetit

Ashtu siç kishte premtuar, Albin Kurti vizitën e parë si, kryeministër i ri i Kosovës, do ta zhvillojë në Tiranë.

Të Martën ai do të takohet me kryeministrin Rama ku më pas do të ketë një konferencë për shtyp.

Në axhendën e vizitës një-ditore është parashikuar të ketë takime dhe me kryeparlamentarin Ruçi, presidentin Meta, me kreun e opozitës Basha si dhe kryebashkiakun Veliaj.

Ky i fundit ka organizuar dhe një ceremoni për dhënien e Çelësit të Tiranës kryeministrit të Kosovës.

Tv Klan