Agjenti i shitjeve: Në rritje edhe numri i blerësve të huaj

Blerësit kryesorë të apartamenteve në Tiranë janë qytetarë që vijnë nga rrethet dhe emigrantët. Nga studio e “Opinion”, agjenti i shitjeve Erion Xhaferaj tha se një grup që po vjen gjithmonë e në rritje janë edhe të huajt, kryesisht italianët, që i blejnë apartamentet dhe i rishesin ose i lëshojnë me qira.

“Janë lëvizjet demografike, njerëz të rinj që vijnë nga rrethet në Tiranë. Këta janë blerësit kryesorë të apartamenteve. Edhe emigrantët. Ka filluar edhe një grup gjithnjë e më i madh po shtohet nga viti në vit dhe jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj, italianë sidomos, këta që blejnë dhe rishesin, ose blejnë rikonstruktojnë dhe i japin me qira ditore apo vjetore”./tvklan.al