Kush do të jetë “Tom Cruise” i Turqisë?


Kush do të jetë “Tom Cruise” i Turqisë?

18:42 17/07/2021

Një prej projekteve kinematografike dedikuar pilotëve turq të ushtrisë duket se ka nisur të implementohet.

Bëhet fjalë për TRT (televizioni shtetëror turk) që duket se ka disa projekte ambicioze për filma dhe seriale dedikuar forcave ajrore ushtarake.

Një prej serialeve të reja që do të nis shumë shpejt xhirimet është edhe një version turk bazuar në filmin “Top Gun” me protagonist Tom Cruise.

Shfaqja do të jetë e disponueshme për një prej platformave dixhitale online.
Buxheti për këtë serial është tepër i lartë dhe skenat, efektet speciale do të jenë mreslënëse sipas kompanisë së prodhimit.

Pyetja e vetme është se kush do të jetë Tom Cruise i Turqisë? Kjo mbetet për t’u zbuluar në vijim. /tvklan.al






Të ngjashme