Naftëtarët e rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh kanë protestuar sot në Tiranë përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke kërkuar pagat e prapambetura. Por si qëndron çështja e mospagesës së pagave të tyre dhe kush duhet t’i paguajë ato?

Zv/ministri i Financave Ilir Bejtja, në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve të orën 15:30 në Tv Klan, ka thënë se rafineria e Ballshit aktualisht është biznes privat, e si rrjedhojë pagat duhet të paguhen nga kompania private.

Zv/ministri Bejtja sqaroi se pagat e prapambetura të naftëtarëve i përkasin periudhës së vitit 2016.

Rafineria është biznes privat apo shtetëror? Pronë e kujt është?

Zv/ministri i Financave Ilir Bejtja: Aktualisht është 100% biznes privat dhe është në pronësi të ALLUM Energy.

Pagat e prapambetura të cilës periudhë janë?

Zv/ministri i Financave Ilir Bejtja: Të periudhës së vitit 2015, 11 paga dhe 6 paga, në total shkojnë diku tek rreth 15 deri në 17 paga i takojnë 2016-ës (Janar-Korrik). Në total pretendohet 15 deri në 17 paga për të cilat punonjësit në përgjithësi kanë bërë edhe procese gjyqësore për t’i marr ato nga kompanisë ARMO dhe një pjesë e mirë e tyre në dijeninë time nga informacionet që kemi marr nga sindikata në këtë periudhë i kanë fituar mbi 500 gjyqe. Tani duhet vetëm të ndjekin ortakët e ARMO-s që t’i marrin ato para.

Po përse naftëtarët paratë ndërkohë i kërkojnë nga qeveria?

Zv/ministri i Financave Ilir Bejtja: E dinë ata, qeveria në çdo lloj rasti që në momentin e privatizimit në 2008-ën ka qenë aksionere minoritare, vetëm 15%. Kompania ka qenë në pronësi mbi 85% të AMRA Group dhe TEXAS Refinery të cilët përbëjnë edhe konsorciumin kryesor në momentin e privatizimit. Ky grup e ka operuar uzinën në forma të ndryshme. /tvklan.al