Artistja e parë me të cilën hapet java e pestë e festivalit “Kënga Magjike” është Gerta Mahmutaj.

Gerta, në 2004-ën fiton çmimin e dytë tek ‘Gjeniu i Vogël’ e më pas në 2006-ën rrëmben trofeun e Festivalit Europian të Fëmijëve. Fituese e cmimit “Magjia e Parë” në Kënga Magjike 2009.

Ajo ka publikuar 7 klipe muzikore. Gerta ka spikatur me bashkëpunimet me vëllain Kejti dhe bashkëshortin John Van Ride.

Ardit Gjebrea: Gerta, çfarë të është bërë havale dhe kujt nuk do të doje t’i bëheshe kurrë havale? Meqenëse dhe titulli i këngës së Gertës është i njëjtë.

Gerta Mahmutaj: Unë do thoja, kjo situata që po kalojmë, më është bërë havale.

Ardit Gjebrea: Po kujt nuk do të doje t’i bëheshe ti havale?

Gerta Mahmutaj: Të them të drejtën, nuk do të doja t’i bëhesha familjes time, se vetëm ata e dinë ç’heqin me mua.

Ardit Gjebrea: Pse?

Gerta Mahmutaj: Mamin po ta pyesësh tani, ajo e di se ç’po heq këtu në prapaskenë.

Ardit Gjebrea: Po, këtu kë ke?

Gerta Mahmutaj: Që dua t’i bëhem havale?!

Ardit Gjebrea: Që nuk do doje t’i bëheshe havale.

Gerta Mahmutaj: Xhonit?!

Ardit Gjebrea: Po se takova prandaj, atë po prisja. Ti e di që ne kemi edhe pyetje nga publiku apo jo?

Gerta Mahmutaj: Po

Ardit Gjebrea: Bëhu gati!

Sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet nga publiku dhe një prej tyre zgjodhi të zbuloj pak më shumë në lidhje me jetën sentimentale të Gertës.

Nuk flet shumë për jetën tënde personale, po në lidhjen tënde me John Van Ride kush e dha puthjen i pari? Ku shkuat ? Cfarë ndodhi? Jemi shumë kurreshtarë t’a dimë.

Gerta Mahmutaj: Tani, vajza kishte një pyetje apo disa pyetje ?

Ardit Gjebrea: Hm, një pyetje që përmblidhte shumë veprime.

Gerta Mahmutaj: Tamam, të them të drejtën me natyrën time unë nuk bëj hapa,  po të duan të bëjnë hapa për mua. Kështu që ishte John ai që bëri hapin i pari.

Ardit Gjebrea: Ku?

Gerta Mahmutaj: Po ne në live jemi njohur kështu që live e kemi dhënë puthjen e parë.

Ardit Gjebrea: Por jo në sytë e të gjithëve , se live duke kënduar, apo?

Gerta Mahmutaj: Pasi këndova.

Ardit Gjebrea: Prapaskenë?

Gerta Mahmutaj: Prapaskenë.

Ardit Gjebrea: Apo tek dhoma e zhveshjes?

Gerta Mahmutaj: Jo jo kaq shumë , është shumë si për fillim.

Ardit Gjebrea: Mirë, ateherë erdhi momenti të dëgjojmë Gerta Mahmutaj më këngën “Havale”. /tvklan.al