23 tetor 2026 – Një histori dashurie e përfunduar, kujtime që mbeten dhe një dedikim që merr jetë përmes muzikës.
Ges Rabo i ftuar në emisionin “Rudina”, Tv Klan, ka zbuluar historinë që fshihet pas këngës së tij më të re, “Hije”, me të cilën konkurron në Këngën Magjike 2026. Kënga është vlerësuar me pesë drita jeshile, ndërsa për artistin kjo është hera e tretë që merr pjesë në festival.
“Kënga është shkruar për një histori të mbyllur dashurie. Sigurisht që në të ka edhe elemente të Gesit, nga çfarë ka përjetuar Gesi. Është një dedikim…”, u shpreh këngëtari.
Ai e përshkroi këngën si një lamtumirë të ëmbël, duke shpjeguar se pjesëmarrja në Këngën Magjike i jep historisë peshën e duhur dhe mundësinë për t’u shprehur përmes muzikës.
Por pse kënga mban titullin “Hije”? Rabo shpjegoi se bëhet fjalë për diçka që vazhdon të të shoqërojë edhe pasi një histori ka përfunduar, një mendim që përpiqesh ta largosh, por që sërish mbetet në mendje.
“Po, është si një gjë që të ndjek gjithmonë, që është gjithmonë aty me ty. Pra… Është një hije që gjithmonë mbetet, është një mendim që përpiqesh ta evitosh, po… prapë të mbetet në mendje”, tha ai.
/tvklan.al












Botërori 2026 