Leximi i një bisede në seancën plenare të së hënës mbajtur mes kryeministrit Fatos Nano në vitin 1997 me deputetin Fehmi Abdiu është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara. Kjo çështje nuk i takon thjeshtë kulimave të politikës, por prek aspekte të sigurisë kombëtare, raportet e Shqipërisë me partnerët dhe shumë detaje të tjera. Biseda ka mbetur pezull pasi shumë persona nuk janë të sigurt në autenticitetin e saj, ndërkohë që një pjesë tjetër këmbëngul që kjo është e vërtetë. Pikëpyetja më e madhe ngrihet në këtë drejtim, nëse biseda mes tyre është e vrëtetë. Të dyja palët këmbëngulin në drejtimet e tyre dhe për të diskutuar mbi të ishin të ftuar në “Opinion” në Tv Klan, Ilir Rusmajli sekretar për çështjet Juridike në PD , Mero Baze botues i Gazetës Tema, Gjergj Koja kryetar i FRESH, Arben Isarai zv/ministër i Brendshëm dhe në lidhje direkte Andi Bushati kryeredaktor i revistës Klan.

Arben Isarai procesverbali lidhur me këtë dokument përjashton veprimin me Shërbimin Informativ Shtetëror.

“Ky veprim i bie të jetë kryer nga policia e shtetit shqiptar, e cila ligjërisht i ka këto mundësi për ta bërë. Nuk ka procesverbal që nuk përmban elementët kryesor, data është e pavlerë”, u shpreh ai./tvklan.al