Festivali “Kënga Magjike 2021” ka nisur me këngëtaren Marjona Metohu. Ajo vjen në këtë edicion si këngëtare “BIG” me këngën “A isha”.

Marjona Metohu, ka studiuar në Akademinë e Arteve për pedagogji muzikore, në vitin 2010-të ka marrë pjesë në talent-show “Gjeniu i vogël 3”.

Në vitin 2015-të ajo ka publikuar klipin e saj të parë “Feel you”, ndërsa në vitin 2018-të ka marrë pjesë për herë të parë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Problem”.

Suksesin e saj në “Kënga Magjike” e shënon në vitin 2019-të me këngën “Bosh” e cila e kualifikon në artistët “BIG” të këtij festivali.

Marjona Metohu tregon më shumë rreth këngës së saj dhe pjesëmarrjes në “Kënga Magjike 2021”, por nuk i ka shpëtuar edhe pyetjeve rreth jetës private.

Ardit Gjebrea: Nëse nuk do të kishe kaluar në kategorinë “BIG” edicionin e kaluar, do vije sërish si “New Artist” këtë vit?

Marjona Metohu: Patjetër, edhe një vit më parë, mos gaboj, unë nuk kalova dhe prapë erdha vjet.

Ardit Gjebrea: Tashmë t’i zgjodhe Brunon si autor të këngës, përse?

Marjona Metohu: Të bashkëpunoja me djemtë, Threedots ka qenë si një ëndërr për mua. Jam shumë e lumtur që vjet punova me Kledin arrita në finale. Këtë vit jam akoma edhe më e lumtur që bashkëpunoj me çunat, konkretisht me Brunon.

Ardit Gjebrea: Kënga me të cilën t’i do të prezantohesh këtë vit është “A isha”,  flet për një lidhje të shkuar. Në realitet çfarë ndodh me ty? Je “single” apo…?

Marjona Metohu: Pse më ndjekin mua këto pyetje?

Ardit Gjebrea: Thjesht duan ta dinë të gjithë se a mund të lihet vetëm një vajzë si Marjona?

Marjona Metohu: Ok, nuk jam vetëm.

Foto nga performanca e Marjona Metohu në skenën e “Kënga Magjike 2021”

Në këtë edicion fansat pyesin këngëtarët e tyre dhe janë përzgjedhur dy pyetje të cilave ata i përgjigjen para prezantimit të këngës.

Pyetja 1: Sëfundmi ju keni qenë në Maldive dhe Dubai, kush ju shoqëroi?

Marjona Metohu: Unë sapo e thash përgjigjen kush më shoqëroi, vetëm të nxjerr ndonjë fotografi. Ndoshta e nxjerr edhe atë nuk i dihet. Me shoqe nuk kam qenë, me familjarë, grup shoqëror nuk kam qenë. Kështu që… ishte dikush, vetëm një…

Pyetja 2: Nga “New Artist” edicionin e kaluar, jeni përzgjedhur të hapni festivalin “Kënga Magjike”. A nuk mendon se është një kapërcim i madh?

Marjona Metohu: Jam mësuar, kam hapur “Gjeniun e Vogël”, të gjitha kompeticionet ku kam marr pjesë. Në një anë për mua është më mirë se më sjell si fat. E kam diçka fatsjellëse. /tvklan.al