Dren Abazi është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptarë. Koncertet e tij përbëjnë gjithnjë interes për fansat dhe për gjithë publikun.

Këngëtari ishte sot i ftuari i parë në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan nga ku zbuloi detaje rreth koncertit që do të mbajë në Amfiteatrin e Tiranës më 27 Shtator, në orën 20:30. Ai tregoi se koncerti është quajtur “Mbreti i Natës”.

Përpara se të largohej nga emisioni, Arian Çani e pyeti Abazin se kush merret me veshjen e tij, ndërkohë që këngëtari i habiti të gjithë teksa tha se në shumë raste janë prindërit e tij, ata të cilët e ndihmojnë me veshjen.

Arian Çani: Të gjithë do të kishin dëshirë të visheshin kështu si ty…

Dren Abazi: Veshja është shumë personale.

Arian Çani: Absolutisht. Por xhaketa, mënyra si e mban këmishën, pantallonat lëkurë dhe këpucët me atë ngjyrë, është gjithçka në perfeksion. Kush merret me veshjen tënde Dren?

Dren Abazi: Vetë dhe prindërit kur rastisin.

Arian Çani: Mos ia fut kot… Vërtetë?

Dren Abazi: Në këtë rast kam pyetur prindërit, i kam të ri. Janë 58 dhe 56 vjeç, janë relativisht të rinj.

/tvklan.al