Kush e vrau 35-vjeçaren shqiptare në Britani

Kush e vrau 35-vjeçaren shqiptare në Britani

12:00 20/09/2019

Bashkëshorti mohon vrasjen e Safie Xhetës

Fatos Xheta ka mohuar akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij Safie Xheta. Shqiptari doli para gjykatës së Oxford në Britani mëngjesin e së enjtes. Me anë të një përkthyesi, ai tha se ishte i pafajshëm.

45-vjeçari akuzohet për vrasjen e bashkëshortes 35-vjeçare, ngjarje e ndodhur më 17 Qershor të këtij viti. Gruaja u gjet e pajetë brenda në banesë rreth orës 05:00 të mëngjesit, në Cowley.

Fillimisht u mendua se shqiptarja kishte vdekur për shkaqe natyrale, por pas ekzaminimit të trupit të viktimës, autoritetet zbuluan se ajo ishte goditur me thikë në qafë.

Bashkëshorti i saj u arrestua rreth 1 muaj pas ngjarjes. Mediat britanike shkruajnë se seanca e radhës ndaj tij do të mbahet më 2 Dhjetor./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT