Ish- kryekomisari i Shijakut, Adem Tahiraj  u vra në krye të detyrës, pasditen e së enjtes, datë 13 shtator. Fillimisht nuk ishte e qartë se çfarë kishte ndodhur dhe në cilat rrethana. Dëshmitë e para në vendngjarje ishin ato të një 67- vjeçareje, që kishte dëgjuar debate të zhurshme dhe më pas të shtëna armësh. Shkrepja e armës ka qenë nga një distancë e afërt. Por cila është e vërteta? Çfarë ndodhi atë mbrëmje?

Për të diskutuar mbi këtë çështje, të ftuar në studion e emisionit ”Opinion” ishin të ftuar Eni Çobani, Tonin Vocaj, Ylli Manjani, Petro Koçi, Alfred Peza, Robert Rakipllari./tvklan.al