Këta janë Guiseppe Troisi dhe Juendi Xhani, dy të rinjtë të cilët pasditen e së dielës u shuan në një aksident tragjik të ndodhur në Pesaro të Italisë. 20-vjeçari shqiptar Juend Xhani ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, por jetonte në Pesaro.

Dy të rinjtë udhëtonin me një Audi A4 kur u përplasën me një makinë Hyunday. Mediat italiane shkruajnë se makina ku ndodheshin dy viktimat sëbashku me dy vajza të moshës 22 dhe 19 vjeç, të cilat mbetën të plagosura rëndë, doli jashtë kontrollit si një bombë.

Automjeti ra mbi makinën e 71-vjeçarit, i cili kishte pasagjerë 2 fëmijë binjakë të moshës 8-vjeç, u përplas, por nuk ndaloi. Më pas u rrotullua dhe përfundoi disa metra tutje, përpara se të ndalonte, duke u shkatërruar thuajse tërësisht.

6 autombulanca shkruan në vendngjarje. Dy të rinjtë humbën jetën në vend, ndërsa dy vajzat që udhëtonin me ta janë në gjendje të rëndë. Fatmirësisht 71-vjeçari dhe të miturit nuk pësuan dëmtime të rënda.

/tvklan.al