Albert Deda, vetëm 24 vjeç, është i riu shqiptar i cili mbeti i vrarë të dielën në Padova të Italisë. Identiteti i viktimës bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, e cila shkruan se për ngjarjen e rëndë autoritetet kanë vënë 2 persona, si autorë të dyshuar.

Bëhet fjalë po ashtu për 2 shqiptarë, të moshës 19 dhe 24 vjeç, megjithatë identiteti i tyre nuk dihet ende. Ata u arrestuan nga policia gjatë orëve të vona të së dielës në një autostradë, në afërsi të Villesse. Të dy autorët e dyshuar jetonin në të njëjtën zonë me viktimën.

24-vjeçari Albert Deda mbeti i vrarë rreth orës 14:00 të ditës së djeshme në lagjen Forcellini di Padova, pas një sherri të ndodhur mes një grupi shqiptarësh. Të plagosur rëndë mbetën edhe dy shqiptarë të tjerë, të moshës 26 dhe 28 vjeç (Lexo më shumë).

Mediat italiane shkruajnë se motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, megjithatë nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh./tvklan.al