Ky është Erdis Rapi, 25-vjeçari i cili mesditën e kësaj të premteje i mori jetën babait të tij 52-vjeçar, Dhori Rapi. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e familjes në fshatin Luar të Roskovecit.

Gazetarja e Klan News, Anila Sefa, raporton se babë e bir vuanin nga probleme të shëndetit mendor dhe kuroheshin prej vitesh. Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, megjithatë pas tyre dyshohet se fshihen motivet e dobëta.

Ata ndodheshin brenda në shtëpi kur nisi sherri. Më pas, djali 25-vjeçar u largua duke marrë një shkop dhe duke e goditur për vdekje të atin në kokë.

Në momentin e sherrit në shtëpi nuk kishte persona të tjerë. 25-vjeçari mësohet se pas ngjarjes nuk ka tentuar të largohet./tvklan.al