Kush është 26-vjeçari që u arrestua për llogari të Austrisë



Kush është 26-vjeçari që u arrestua për llogari të Austrisë

09:44 27/08/2020

Një 26-vjeçar i kërkuar nga drejtësia austriake është arrestuar në Tiranë. Ka qenë njësia e posaçme e kërkimit “Fast” që në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative mundi të zbulojë vendndodhjen e Gersi Halilit.

Ai u gjet në lagjen “Ali Demi”, tek tregu elektrik ku kishte marrë me qira një banesë. I riu me origjinë nga Peshkopia, por që kishte shtetësi austriake kërkohej për trafik narkotikësh dhe substancash psikotrope.

Policia e Shtetit thotë se po vijojnë procedurat për ekstradimin e Halilit drejt Austrisë ndërsa maksimumi i dënimit për veprën penale të tij është deri në 15 vjet heqje lirie./tvklan.al




Të ngjashme