Mario Metaj është shqiptari i ekzekutua me armë mbrëmjen e së hënës në qytetin e Patras në Greqi.

27-vjeçari po udhëtonte me makinë dhe u qëllua me armë në një kryqëzim rrugësh. Mario Metaj mori një plumb në kokë. Ai u dërgua me ugjencë në spital, por për shkak të gjendjes së rëndë ndërroi jetë.

Shqiptari u shpall i vdekur pak minuta pasi mbërriti në spital.

Sipas mediave greke, shqiptari Mario Metaj ishte person mjaft i njohur në qytet, sidomos me të rinjtë. 27-vjeçari kishte një rreth të madh shoqëror dhe prej një kohe të gjatë punonte në një restorant.

Sa i përket autorëve të ngjarjes, policia greke është duke hetuar në këtë drejtim për identifikimin e tyre dhe për zbardhjen e shkaqeve.

Dyshohet që të përfshirë në konflikt të jenë shqiptarë të tjerë. Shtyp grek ka zbardhur edhe një incident që ka ndodhur disa ditë më parë, sipas të cilëve, vëllai i 27-vjeçarit kishte mbetur i plagosur në një përleshje me thikë. /tvklan.al