Në fshatin Jagodin të Elbasanit në lumin Shkumbin është gjetur një kufomë e dekompozuar dhe nga veprimet hetimore rezulton se është një 28-vjeçar, banues në Elbasan.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se i riu që u gjet pa jetë në lumin Shkumbin vuante nga depresioni dhe se rreth 1 muaj ishte larguar nga banesa dhe nuk kanë pasur kontakt.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të  rrethanve të ngjarjes.

Klan News