Një 36-vjeçar shqiptar është vrarë në Pisa të Italisë. Ai është identifikuar si Elson Kalaverin, një emër i njohur ky edhe për policinë shqiptare. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes, ku sipas mediave italiane autorët dyshohet të kenë qenë dy persona. Ata u larguan me një automjet ngjyrë të errët ndërsa autoritetet janë në kërkim të tyre. Kalaveri është vrarë brenda në makinën e tij, ndërkohë që makina drejtohet nga një person tjetër.

Më pas makina ka përshkuar disa metra më tutje për të kërkuar ndihmë në një lokal. Njerëzit u përpoqën që të jepnin ndihmën e parë, por nuk u arrit që të shpëtohej. Në momentin e të shtënave, afër vendit të ngjarjes ndodhej edhe një i moshuar së bashku me një fëmijë, por që fatmirësisht nuk pësuan dëmtime. Viktima mësohet se ka pasur precedentë penale në shfrytëzimin e prostitucionit në vendin fqinj.

Vrasja dyshohet se është bërë nga një tjetër shqiptar për hakmarrje. Viktima është përfshirë edhe në një ngjarje në vitin 2014, kur brenda komisariatit të policisë në Mamurras plagosi rëndë Gent Keçin.

Klan News