Ish-kryeplaku i fshatit Shegas në Lushnje u ekzekutua mbrëmë sapo do hapte portën e shtëpisë. Deri në këto momente, për ngjarjen e rëndë policia ka shoqëruar 15 persona. Autori i kishte zënë pritë dhe e qëlloi me një plumb në kokë, kur viktima Qemal Alla zbriti nga fuoristrada e tij për t’u futur në shtëpi.

Sipas informacioneve, Alla disa minuta më parë ishte qenë në lokalin e fshatit, pronë e vellait të tij. E shtëna është dëgjuar nga fqinjët, të cilët kanë dalë menjëherë për të parë çfarë kishte ndodhur.

Pyetje

“Çfarë dëgjuat”?

Banori 1

:

 “Zhurmë. Baf”!

Pyetje: 

“Pastaj çfarë bëtë? Dolët? Patë?”

Banori 1: 

“Ku të shihje. Le që ishte natë”.

Banori 2: 

“S’e dimë kush e ka bërë. Krismë dëgjuam, por se çfarë ishte nuk e dimë”.

Pyetje: 

“Sa herë dëgjuat krisma”?

Banori 1: 

“Një herë. Një fishek ka gjuajtur. Vetëm një tek”.

Banori 1: 

“Ka ardh për shpi, aty ka hap portën për të hyrë brenda”.

Pyetje: 

“Po lokali ndodhet larg që këtu”?

Banori 1: “Jo. 100 metra-200 metra është”.

Forca të shumta policie nga komisariati i Lushnjes, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH, shkuan në vendngjarje. Gjatë gjithë natës u ngritën pika të shumta kontrolli dhe njëkohësisht u bë krehja e zonës për kapjen e autorëve të krimit.

Viktima jetonte vetëm me bashkëshorten, kurse djali është emigrant në Greqi. Në fshat ai njihej si person i qetë, pa konflikte, pa precedentë kriminal dhe paraprakisht dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për pronën, një rezervat peshku që ishte në pronësi të viktimës.

/abcnews.al