Kush është 57-vjeçari me 1 milion Euro pasuri në Durrës? – TV KLAN

Kush është 57-vjeçari me 1 milion Euro pasuri në Durrës?

Foto ilustrim

Plot 1 milion Euro pasuri të patundshme, apartamente, garazhe e truall, u sekuestruan nga policia në Durrës në pronësi të një 57-vjeçari, i dënuar në Itali.

Tvklan.al ka mësuar se ai është Mehmet Seferi me origjinë nga Dibra dhe prej disa vitesh banonte në zonën e Rrashbullit në Durrës së bashku me familjen. Sipas burimeve, mësohet se pasuritë e patundshme që u sekuestruan janë të lokalizuara brenda qytetit të Durrësit.

Mehmet Seferi kishte emigruar në Itali, ku dhe u arrestua dhe aktualisht vuan dënimin me 3.6 vite burgim. Ai është dënuar për gjobëvënie të kryer në bashkëpunim. Policia e Durrësit njoftoi se është provuar që pasuria e 57-vjeçarit është krijuar nga aktiviteti ilegal në Itali.

Përveç pasurisë së patundshme 1 milion Euro, Mehmet Seferit iu sekuestruan edhe 5770 Euro dhe 30 milionë Lekë. Gjatë qëndrimit në Itali, 57-vjeçari ka ndryshuar identitetin. Xhakomin Seferi është emri i ri i 57-vjeçarit, pronat e të cilit u sekuestruan si pasuri që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti ilegal në Itali. Identitetin e ndryshoi pasi kishte shkuar në shtetin italian, për shkak të problemeve me drejtësinë.  /tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione