Një fllonxë e re i bashkohet nga sot emisionit “Stop”. Enisa Koleci u zgjodh nga audicionet e Miss Shqipëria, ku dhe mori trofeun e shoqërueses së dytë të Miss-it.

Prezantimi i saj në studio nga Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj u shoqërua me plot humor.

Kodra: Siç dhe e shikoni, në të mëngjurën tuaj, është një vajzë. E shikoni të bukur të urtë… o Perëndi e madhe, o Zot, si ka mundësi. Në 4 mijë vajza gjetëm pikërisht këtë.”

Zenelaj: Ka ardhur nga Miss Shqipëria…

Më pas, në pjesën e parë të emisionit u përcollën disa prej zhvillimeve kryesore të verës, në versionin “alla Stop”./tvklan.al