Një nga emrat më të spikatur të gazetarisë në Itali! Më shumë se 15 vite angazhim në media dhe autor i disa reality show-ve shumë të suksesshëm! Gabriele Parpiglia është gazetari i njohur që do të jetë sot në skenën e edicionit të dytë të “Në kurthin e Piter Pan” në TV Klan.

Ai ka lindur në 3 Shkurt në Reggio Calabria, por që në vitet e para të jetës u shënua edhe fati i tij! Menjëherë pas shkollës së mesme, ai vendosi të ndjek rrugën e gazetarisë, duke arritur të bëhet një ndër emrat më të famshëm të botës së gossip-eve në Itali, e më gjerë. Në moshën 18-vjeçare vendosi të largohej nga Kalabria dhe të emigronte në veri në Milano, ku ndoqi Universitetin Katolik të Milanos sërish për gazetari, sepse ai e kishte ndarë mendjen që do t’i përkushtohej kësaj fushe si me angazhimin profesional, po ashtu edhe me studime.

Krahu i djathtë i Alfonso Signorinit, ai është autor i programeve si Vip Big Brother, Verissimo, Tiki Taka dhe në mediat sociale ai është pothuajse gjithmonë ndër të parët që jep lajme në lidhje me personazhet e botës VIP.

6 kuriozitete rreth Gabriele Parpiglia-s

Vuan nga pagjumësia

– Pëlqen leximin e komedive amerikane

– Nga viti 2016-të ai drejton një program në RTL me titull “Password”

– Kur flet për thashetheme dhe VIP0-a ai nuk pëlqen të përdorë termin VIP dhe shpesh njerëzit e famshëm i quan thjesht: njerëz

– Skenaristi i tij i preferuar? Fabio Volo

-Filmat e tij të preferuar: Talenti i Z. Ripley dhe La Febbre

Greva e kompanive ajrore, shtyhen dhe anulohen fluturimet.