Redi Karreci dyshohet se po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara, kur u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës në Tiranë.

Ora ishte rreth 01:30. I riu i jepte kësaj makine, kur në rrugën “Sulejman Delvina” humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me hekurat, duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Përplasja, siç mund të shihet edhe në këto pamje ka qenë tejet e fortë. Automjeti i 33-vjeçari ka pësuar dëmtime të mëdha, ashtu sikurse edhe barrierat mbrojtëse në rrugë.

Për ngjarjen e rëndë, policia e kryeqytetit tha se ka nisur hetimet./tvklan.al