U prangos 3 orë pas ngjarjes

Ky është momenti i arrestimit të Elton Metaj Bengasit që vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij në Zhupan të Fierit. 31-vjeçari u vu në pranga në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan ku qëndronte i fshehur pasi kreu krimin.

 Ai u kap nga uniformat blu pas 3 orë ndjeje ndërsa ishte i armatosur. I riu qëlloi për vdekje në shtëpinë e saj ish gruan Sabrina Bengaj. Mësohet se 31-vjeçari kishte kërkuar ribashkim ndërsa diçka e tillë nuk pranohej nga 23-vjeçarja.

Në debat e sipër, ai e ka goditur ndërsa e reja humbi jetën në vend pasi plumbi e kishte prekur në mushkëri. Ngjarja i ka tronditur të gjithë, edhe nënën e 31-vjecarit.

Elton Metaj Bengasi kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. Ai ishte arrestuar nga policia në Shtator të vitit të kaluar pasi mori peng 23-vjeçaren dhe familjen e saj duke i mbajtur nën kërcënimit e një kallashnikovi për 5 orë.

Në atë kohë u desh ndërhyrja e uniformave blu që ai të lironte personat. Sipas vëllait të 23-vjeçares, ish-kunati i tij u la i lirë pa e kryer të plotë dënimin.

31-vjeçari dhe viktima janë prindër të një vajze të vogël.

Klan News