Një i ri shqiptar u gjet i vdekur më datë 14 të këtij muaji, në zonën e Trikalasë. Viktima, sipas mediave helene, është identifikuar si Dorian Mancellari, një 32-vjeçar nga Pogradecit.

Shqiptari mësohet se kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu i Phellios. Sipas mediave greke, që citojnë burime të mjekësore, vdekja e 32-vjeçarit dyshohet se ka ardhur për shkaqe shëndetësore.

Megjithatë nuk specifikohet se nga se vuante i riu, ndërsa mësohet se kishte pasur gjithashtu dhe probleme psikologjike.

/tvklan.al