Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Siç e dini, në votimet e së dielës, shqiptarët patën mundësinë të votonin për partinë dhe për emrin e kandidatit për deputet në pjesën e listës së hapur.

Aktualisht në rang kombëtar, numrin më të lartë të votave e ka ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Kandidati socialist ka siguruar deri më tani 10,410 vota.

Ai ndiqet nga një tjetër ish-kryebashkiak socialist që la detyrën për të garuar për deputet. Bëhet fjalë për Tërmet Peçin e Tepelenës i cili ka grumbulluar 8,335 vota.

Treshja e parë mbyllet me Hysni Buzalin, kandidatin e PS-së në Berat, që ka mbi 6,225 vota.

Këto të dhëna janë paraprake dhe numërimi vijon, prandaj renditja mund të ndryshojë.

Gjithsesi që ju ta kuptoni më qartë se si po vijon numërimi, sa vota kanë marrë kandidatët dhe si po ndahen mandatet mjafton të klikoni në zgjedhje.tvklan.al