Kush është marka më e fuqishme në botë

Kush është marka më e fuqishme në botë

23:35 03/10/2019

Google është marka më influente në botë. Më pas renditen menjeherë Amazon dhe Whatsapp. Ndërsa në klasifikimin e 10 markave që janë në gjendje të ndikojnë më tepër jetën e njerezve më pas vijojnë PayPal, Microsoft, Youtube, Samsung, Facebook, Mulino Bianco dhe Visa.

Analistët shprehen se në karahasim me një vit më parë Facebook ka humbur dy pozicione dhe sipas tyre kjo lidhet me skandalin e Cambridge Analitica.

Ndërkohë që këtë vit ndodhet jashtë dhjetëshes më të fortë kompania suedeze e mobilimit low-cost, Ikea.

Në ndarjet sipas grupmoshave, Instagrami pozicionohet në vendin 4 për gjeneratën Z, mosha nga 15-21 vjeç.

Në klasifikimet sipas ndarjes se gjeneratave, Nutella, është ndër market që zinte gjithnjë vendet e para, dhe surpriza është se këtë vit ka humbur pushtetin në përballje me teknologjinë.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT