Një ndër momentet që padyshim po komentohet gjatë, pas finales së Champions League ishte momenti kur një fushën e lojës u fut një tifoze…

“Pushtuesja” ishte modelja Kinsey Wolanski, e cila ka mbi 300 mijë ndjekës në Instagram. Ajo u fut në fushën e lojës gjatë gjysmës së parë të finales mes Liverpool dhe Tottenham, duke çuar në ndërprerjen e ndjeshjes për pak çaste.

Ishte minuta e 18-të kur Wolanski, e veshur me një kostum rroba banje, arriti të futej në fushë dhe të vraponte drejt mesit të saj.

22-vjeçarja u kthye në një sensacion në internet, duke fituar më shumë se 2 milion ndjekës në Instagram gjatë natës. Megjithatë, mundi i saj duket se shkoi kot, pasi modelja zbuloi në Twitter se llogaria e saj në Instagram ishte hakuar e më pas ishte mbyllur./tvklan.al