Saimiri një djalë i ri, që është rritur, edukuar, shkolluar dhe ka ngritur karrierrën në Gjermani vendosi të gjejë fatin e tij në Shqipëri.

Ai është një person i thjeshtë, i shkolluar, kavalier, me nje shpirt të ndjeshëm, dhe empatik.

Saimiri punon si financier në profesion dhe sipërmarrës i disa bizneseve të suksesshme në Gjermani.

Protagonisti 33-vjeçar është eksplorator i realiteteve të reja, i ka rënë përqark botës dhe adhuron sportin. Ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie por beson fort tek dashuria e vërtetë.

Familja e tij ka qenë entuziaste kur mësoi pjesëmarrjen e tij në këtë spektakël, dhe e kanë mbështetur idenë që ndoshta Saimiri në Gjermani do t’ju kthehet me një partnere nga Shqipëria.

Saimiri ka një histori të gjatë jete për të rrëfyer. Nga ato që ngjajnë me të paktën treçerekun e familjeve shqiptare që kanë një histori emigrimi, ama është edhe mjaft e veçantë në rrugëtimin unik që Saimiri dhe familja e tij kanë bërë gjatë këtyre dekadave të vështira për të gjithë shqiptarët.
Saimiri është larguar në Gjermani me familjen kur ishte vetëm 8 vjeç. Asokohe, natyrisht, nuk i kuptonte aq mirë vendimet e prindërve dhe familjes, por vite më vonë, do ta vlerësonte shumë sakrificën e tyre për një të ardhme më të mirë.

Saimiri është diplomuar për financë dhe së bashku me familjen ka në zotërim disa biznese të suksesshme në Gjermani, në sektorin e restoranteve, por po ashtu menaxhon edhe një kompani taksish. Veç profesionit, i pëlqen shumë të udhëtojë dhe të merret me aktivitet fizik, kryesisht palestër (vihet re lehtësisht apo jo?)

Modeli që e ka frymëzuar gjithmonë ka qenë babai i tij. Futbolli ka qenë ëndrra e tij e parë, ka luajtur me skuadrat gjermane si Manheim dhe Stuttgard, por emocionin që i ka dhënë momenti kur ka luajtur për skuadrën e Tiranës, ka qenë i pakrahasueshëm./tvklan.al