4 çifte në lojë dhe finalja e madhe e “Love Island Albania” është nesër. Për “Jo Vetëm Modë” astrologia Meri Shehu jep parashikimin e saj sa i takon konkurrentëve dhe shanseve që kanë për të fituar.


Aleksandros-Erida

Në këtë çift, Aleksandros-Erida që kemi Shigjetarin dhe Bricjapin. Prapë Shigjetari është ai që i jep sharm kësaj lidhjeje, i jep energji. Bricjapi, Erida është pak më e tërhequr, kërkon të ruajë atë seriozitetit, nuk do ta japë veten deri në fund dhe do të dijë cilësinë e marrëdhënies që të deklarohet. Kështu që nuk mund të jap fjalën përfundimtare që ky çift do jetë finalist ose që do marrë kupën.

Ueda dhe Arlind

Duket sikur kanë gjetur dashurinë për herë të parë dhe bota jashtë nuk ekziston, por duhet të kemi parasysh që edhe Ujori edhe Dashi janë lojtarë shumë të mirë. Këtu nuk mund të flasim për dashurit të mirëfilltë, sado që mund të kenë bërë shumë për njëri-tjetrin në aparencë, në thellësi nuk është dhënë asgjë. As këtë çift nuk e shikoj aq dominant ose pompoz që të në japë besimin që do fitojë.

Amadea dhe Haris

Është një çift i këndshëm, Luan me Shigjetar. Kemi energji shpërthyese, këta të dy marrin dhe japin shumë energji dhe duke qenë se janë dy shenja të zjarrta, unë mendoj që bëjnë për vete dhe të tjerët dhe e përcjellin atë energji tek të tjerët. Ky fakt mendoj se i bën pak çiftin më të vërtetë. Këtu do thosha që kemi më shumë shanse për të qenë një çift fitues.

Everaldo dhe Aisha

Edhe këtu është një çift që Shigjetari përpiqet shumë, kërkon ta çojë Bricjapin në rrugëtime të këndshme, të panjohura. Gati, gati të rrezikojë shumë. Por përsëri stili i Bricjapit është që qëndron pak e heshtur, e rezervuar, nuk i jep gjithçka. Bricjapët tërhiqen pak më shumë nga paratë./tvklan.al