Kush gatuan në shtëpinë e Robert Aliaj

Kush gatuan në shtëpinë e Robert Aliaj

19:50 17/04/2020

Robert Aliaj së bashku me vajzën e tij Gala ishin pasditen e sotme në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan.

Në lidhje me izolimin, Aliaj u shpreh se janë duke e përballuar mjaft mirë dhe njëkohësisht janë duke njohur edhe më shumë njëri-tjetrin. Për sa i përket gatimit, të gjithë në familjen e tij përpiqen të gatuajnë sipas mënyrës së tyre.

Marrëdhëniet e Robertit me frigoriferin nuk janë shumë të mira sepse ai dëshiron që ushqimet ti konsumojë të freskëta dhe jo pasi janë futur në frigorifer. Por për shkak të situatës është detyruar që të mbajë jo një, por dy frigoriferë në shtëpinë e tij.

Rudina Magjistari: Kush gatuan në shtëpinë tuaj?

Robert Aliaj: Ne gatuajmë që të gjithë sepse na pëlqen, por edhe sepse secili sjell një dimension, domethënë personalen në atë që do shijojmë të gjithë bashkë, kështu që zbulojmë edhe njëri-tjetrin pak më shumë, sepse kjo ka dhe të mirën e vet sepse ne zbulojmë njëri-tjetrin edhe i japim vëmendje dhe kujdes.

Rudina Magjistari: Jo vetëm njëri-tjetrin, por edhe veten. Sa shumë kishim pa njohur nga vetja?

Robert Aliaj: Unë s’po dëgjoj njeri që qahet, të gjithë thonë shyqyr u çlodhëm.

Rudina Magjistari: Robert kur ka qenë këtu Mimoza na ka zbuluar një sekret që ti nuk e pëlqen frigoriferin, edhe shumë pak e përdorni, edhe nuk e di nëse keni frigorifer në shtëpi. Ndoshta e keni blerë tani me rastin e COVID- 19 sepse ty të pëlqen ti blesh ushqimet e freskëta dhe ti konsumosh po të freskëta. Si ja bëni tani në këtë situatë?

Robert Aliaj: Tani Rudina kemi 2 frigorifera, nganjëherë kur shikoj frigoriferin e dytë që është plot, më duket vetja shumë i prapambetur. Por është logjike tani nuk ke çfarë të bësh. As nuk kemi qejf të panikosemi dhe të mbledhim sa më shumë ushqime, nuk është as kjo. Ka domethënë gjëra, duhet qetësi, por u adoptuam edhe me frigoriferin./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo