Justin Bieber dhe J Balvin, së fundmi kanë shtuar zërat se mund të jenë duke përgatitur ndonjë bashkëpunim së bashku. Ende nuk ka një konfirmim prej tyre, por fansat kanë filluar të dyshojnë se diçka e madhe do publikohet prej tyre.

Së fundmi, J. Balvin e ka surprizuar Bieber duke i dhuruar një unazë diamanti. Ka qenë vetë Justin që ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një foto të unazës, duke e falenderuar publikisht artistin për dhuratën./tvklan.al