Autobotët që tregtojnë ujë të pijshëm për konsumatorët vijojnë aktivitetin e tyre normal. Duket se tregtia e ujit të autobotëve nuk kontrollohet nga asnjë institucion. Interesimit të Televizionit Klan, Policia Bashkiake thotë se janë ndërmarrë disa aksione të vazhdueshme kontrolli dhe ndalimi, por janë gjendur përpara faktit të pajisjes së këtyre autobotëve me licencë nga QKR për transport uji.

“Këto mjete kanë licencë për transportin e ujit. Na paraqitet një NIP-t ose ekstrat regjistrimi pranë QKR ku regjistrohet transporti i ujit ku në kemi bërë ndalim dhe kontrollin dhe në raste të tjera masa administrative për tregtimin e ujit të pijshëm. Nuk kemi autoritet as për bllokimin, as për sekuestrimin e pronës ku mund të jetë kjo kundravajtje administrative”.

Sipas Policisë Bashkiake, ndaj personave që tregtojnë ujë të pijshëm pa konsumatorët janë vendosur rreth 50 gjoba në muaj, për tregtim të paligjshëm dhe zhurmë në zonat publike.

“Në lidhje me botët që tregtojnë ujin e pijshëm, Policia Bashkiake ka marrë masa administrative dhe ka ndaluar në rastet e konstatimit e ujit të pijshëm. Ankesat e ujit janë të shumta dhe fokusohen në dy aspekte, tregtinë e paligjshme të ujit dhe zhurmat e ndryshme Në muaj kemi rreth 50 masa administrative”.

Por kush ka përgjegjësi për autobotët që qarkullojnë dhe shesin lirisht ujin që blejnë konsumatorët, për të cilin Autoriteti Shëndetësor Rajonal tha se është i pasigurt dhe se nuk i janë bërë asnjëherë analizat?

Tv Klan