Zotëria X që ka ardhur të rrëfejë historinë e vajzës së tij në emisionin “Historia Ime” në “Tv Klan” shprehet tejet i shqetësuar për gjendjen e saj. Vajza ka kaluar në gjendje depresive pas lindjes së fëmijës së dytë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët. Ish-bashkëshorti i ka siguruar fëmijëve një banesë dhe i paguan qiranë e shpenzimet, si edhe një pension mujor, por vajza nuk kujdeset aspak për ta duke lënë mënjanë detyrat e saj si nënë.

Zotëria vijon me historinë, duke thënë se ajo nuk pranon të takojë askënd e as të marrë ndihmë profesionale për të dalë nga kjo gjendje. Ai vetë e gjen veten të pafuqishëm për ta ndihmuar të mjekohet.

Mirela Milori: Vajza nuk punon, por qiranë e paguan ai?

Zotëria X: Ai po i mbulon të gjitha shpenzimet. Jo se nuk punon, por nuk është në gjendje t’i mbajë.

Mirela Milori: Pse nuk është në gjendje t’i mbajë?

Zotëria X: Nuk gatuan, nuk del, nuk zbret. Është ajo që them unë, ajo është e sëmurë.

Mirela Milori: E keni vizituar?

Zotëria X: Ç’vizitë? Nuk vjen.

Mirela Milori: Po në psikologë e keni çuar?

Zotëria X: Si jo, madje i kam çuar edhe gazetarë, nuk pranon të takojë askënd.

Mirela Milori: Ndoshta me gazetarë trembet, por a e keni çuar në psikologë?

Zotëria X: Nuk fut askënd, shkova edhe te “Motrat e Nënë Terezës”, por kujtoi se do t’i merrnin fëmijët. Më pas, ato gra më telefonuan dhe më thanë “Kush ka qenë ai që i ka dhënë të drejtën prindërore kësaj?”/tvklan.al